Kim Cattrall duket se nuk e ka aq përzemër rolin me të cilin e identifikojnë të gjithë, atë të tre mikeshave të zemrës në film, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, nuk i ka pasur kurrë shoqe në të vërtetë. E ftuar në programin “Life Stories” të Piers Morgan, aktorja 61-vjeçare rrëfeu se orët e gjata në punë për serialin televiziv e kishin penguar të lindte fëmijë. Cattrall tregon se kishte konsideruar t’i nënshtrohej metodës “in vitro” për të mbetur shtatzënë me burrin e saj të tretë, Mark Levinson, me të cilin u martua në vitin 1998.

- SPONSOR -Smiley face

“Isha në fillim të të 40-ave dhe sapo kisha nisur xhirimet për ‘Sex And The City’. Mundësitë që të mbetesha shtatzënë me këtë lloj metode ishin reale. Por si mund ta bëja unë këtë, kur punoja 19 orë në ditë? E kuptova se producentët kërkonin përkushtim të madh”, tha Kim Cattrall.
Por, ajo që me siguri do të befasojë të gjithë adhuruesit e serialit ikonë është deklarata e Cattrall për koleget, me të cilat ndau setin për gati një dekadë e gjysmë. Kimia që dukej se i bashkonte 4 shoqet e famshme të Nju Jorkut, në fakt nuk ka ekzistuar. Të paktën për 61-vjeçaren, që pohon se nuk ka pasur kurrë shoqëri me to, e se nuk i takon më që prej përfundimit të xhirimeve.

“Kemi qenë gjithmonë vetem kolege. E vetmja gjë që më bashkonte me to ishte ‘Sex And The City’”, deklaroi Kim Cattrall.
Aktorja përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e interpretimit të Samanthës në një film të ri, duke thënë se e kishte mbyllur këtë kapitull njëherë e përgjithmonë.

- SPONSOR -Smiley face