Me siguri që keni parë të paktën një film të aktorit të njohur hollivudian Jeremy Renner. Në ShBA aktori është shumë i njohur dhe një deklaratë e fundit e ish bashkëshortes së tij po bën bujë. 10 muaj pas martesës aktori u nda me gruan e tij për arsye mospërputhje karakteri por ish-bashkëshortja ka akuzuar aktorin për vrasje të mbetur në tentative dhe të paramenduar. “TMZ” ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë për gjykatën dhe historia duket shokuese.

Sonni Pacheco ka treguar se aktori dëshironte ta zhdukte nga faqja e dheut, pasi e kishte parë atë në një club nate. Gjithashtu, ajo tha se një dado e dëgjoi Renner të thoshte se do të shkonte në shtëpinë e saj për ta vrarë, sepse sipas tij vajza Ava, më mirë të mos ketë asnjë prind sesa të ketë Sonni-n si nënë. Tashmë Pacheco kërkon kujdestari të plotë të vajzës së tyre 6-vjeçare, Ava.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face