Nëse do të pyesnim një make-up artist se si mund të  bënim një make-up natyral, ata do të përgjigjeshin se ka shumë  mënyra trukimi të cilat korrigjojnë difekte, por në  të njëjtën kohë të tregojnë natyrale dhe elegante.

Artisti i shquar David Horne, thotë: “Mbani me vete pak nga produktet me një gamë të natyrshme tonaliteti, duke selektuar ngjyrat nga  të cilat jeni i tërhequr”. Natyrisht mënyra më e mirë është  të  përzgjedhim produkte të  cilat plotësojnë  ngjyrën e lëkurës dhe tipareve tona duke mos përdorur kontraste të forta.

- SPONSOR -Smiley face

“Mos u mbingarkoni me kozmetikë  sepse natyrshmëria qëndron në thelb të të qenurit i pastër dhe elegant. Të  nevojshme për ti pasur në  cantën tuaj për make-up ditor, janë vetëm disa produkte si: një korrektor, lapsa të  cilët janë shumë-përdorimsh që  mbulojnë shumë funksione, gjithashtu dhe boja e vetullës”, thotë Horne janë mjaftueshëm për të plotësuar fytyrën tuaj me një make-up të thjeshtë por që mund të rrezatosh.

“Plotëso si fillim lyerjen e syve e më pas apliko bazën e fytyrës për një lëkurë me të vërtetë të përsosur” këshillon Horne. Kjo sepse cdo rrëmujë apo rënie pluhuri gjatë lyerjes së syrit nga drite-hijet mund të eleminohet për të bërë make-up sa më natyral në dukje, për lëkurë të përsosur.

- SPONSOR -Smiley face