Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se do të dëshironte të merrej me borxhin e fryrë kombëtar nëse rizgjidhet në nëntor. Megjithatë, ai nuk dha detaje se si do ta realizonte këtë gjë.

Ai u pyet nga drejtuesi i një emisioni konservator në radio, Dan Bognino, nëse kishte përgatitur një plan për reduktimin e borxhit kombëtar. Presidenti u përgjigj se: “Po, e kam. Më shqetëson edhe mua, por do të shpëtojmë nga ky (borxh)”.

- SPONSOR -Smiley face

Ai informoi se Shtetet e Bashkuara janë duke marrë hua afatgjata me interes zero.

Po marrim dhe po e zëvendësojmë borxhin me një borxh shumë të mirë afatgjatë, me zero (interes), gjë që është e mrekullueshme“, shtoi Presidenti Trump./VOA/

- SPONSOR -Smiley face