Këngëtarja e hitit të famshëm “Fenix”, Tuna Sejdiu ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e sjelljes në jetë të djalit të saj Tian. Tuna dhe bashkëshorti i saj, Patrisi kishin planifikuar gjithçka për fëmijën e tyre të parë, por diçka e paparashikuar ndodhi. Për më tepër ajo ka treguar në një status të gjatë të publikuar në instagram krahas setit fotografik që ka realizuar me të birin. Ajo pohon se i ka refuzuar gjithë intervistat e propozuara nga mediat e ndryshme dhe kjo vetëm për të ruajtur privatsinë.

- SPONSOR -Smiley face

“Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi ‘plani i lindjes’. Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time (Sigurisht që do e bëja), hypno-birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj. Kishim pergatitur gjithcka per nje moment si ky. Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve ndodhen gjera qe nuk i kishim paraprirë as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës.
 Isha e frikesuar, e trishtuar, e papergatitur. Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha. Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare… 
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie (me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese), andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale .Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do ta perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar… Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille (un isha kembengulese & me fat dhe ia dola) .Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene. 
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite”, shkruan Tuna”, shkruan Tuna.

- SPONSOR -Smiley face