“Turbina” është nga investimet e rëndësishme të Ministrisë së Kulturës, një nga kantieret e vetme me një histori të çuditshme. Ka nisur “jetën artistike” akoma në ndertim e sipër. E nisi me Mediterranea 18 – Young Artists Biennale, ku artistët shqiptarë e ndërkombëtarë u dashuruan me format e vëllimet e skenës së Turbinës, vazhdoi me forumin Forum Rebirth Tirana / Love Difference – i Mediterranei në idenë e Cittadellarte-Fondazione Pistoletto dhe tani ky kantier hyn në një bashkëjetesë artistike me një koncept nga artisti Sadik Spahija titulluar “Vox Machine” ideuar për këtë skenë , kuruar nga Edi Muka në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëvizjes, tingullit.

- SPONSOR -Smiley face

Kjo ekspozitë mbështetet nga Ministria e Kulturës, në ndërtesën e vetme që mirëpret “Art”, ende pa lindur akoma.

Kjo ekspo-instalacion sonor dhe performancë nga trupa e baletit, fokusohet në trashëgiminë materiale konkretisht të rrënojave dhe mbetjeve industriale të fabrikave të mbylluara të para vitit 1990. Këto mbetje industriale të konsideruara nga artisti si produkt shoqëror me një kosto dhe tashmë si një dilemë ndërmjet asgjësimit dhe transformimit.

Projekti është konceptuar si një bashkëveprim i shumë faktorëve njerëzor, ku integrohen jo vetem eksperienca profesionale por dhe përvoja njerëzore të mbarura në këto mbetje industriale. Gjatë ekspozimit kompozitori Hajk Zaharjan ka krijuar një pjesë instrumentale në krijimin e tingujve organike që përkojnë me iluzionin vizual të instrumenteve muzikore monumentale, të krijuar nga relikat industriale.

Gjithashtu një trupë baleti do të performojë nën drejtimin e Gjergj Prevazit në këtë atmosferë vizive dhe sonore duk ju shtuar dhe prania e trupit njerëzor.

Projekti është konceptuar si një ekspo-strukturash industriale, apo objektesh sa konkrete aq dhe të abstraguara që mbartin më vete procese të tjetërsimit. Ekspozita shtron pyetje mbi impaktin e industrializimit mbi qënien dhe emocionet tona, dhe mbi mënyrën se si ne e prezantojmë këtë  në sjelljen ndaj produktit tonë . Një bashkëjetesë reciprokisht e programuar si një kompozante e konceptimit tonë ekonomik dhe social, që influencon në spektrin emocional njerëzor duke humbur apo, ndryshuar sjelljen dhe logjikën e të jetuarit në hapësirë. Këto objekte industriuale me atribute psikologjike ,të ngarkuara me memorie si vektor përvojash të kaluara dhe të  tashme , të ngarkuara me llojshmëri pikash përjetimi reflektojnë modelimin e imagjinatës tonë ,dhe evokojnë pasqyrimin e qenies tonë në produktin e përbashkët,  si një tregues i sjelljeve tona sociale. Objektet vendosen në një kontekst dhe funksion të ripozicionuar të trajtuara estetikisht dhe funksionalisht ndaj një qasje të re, si një ansambël orkestral që provokon dhe nxit spektatorin drejt reflektimit dhe integrimit të tij si pjesë e vet veprës. Njëkohësisht pranija njerëzore në një sfond akustik të këtij instalacioni monumental, nxit sensibilitete të reja në zbulimin e marrëdhënieve të padukshme të objekteve me njeriun duke mbështjellë një fluks objektesh plastike me një atmosfere sonore dhe me provokimin e trupit njerëzor.

- SPONSOR -Smiley face