Ju kujtohet Ervin Zyfi? Ai ka marrë pjesë në reality show-n Big Brother dhe ka qenë pjesë e disa klipeve të këngëtarëve të njohur shqiptarë, madje është angazhuar edhe në reklama. Para disa kohësh, u përfol se modeli i njohur do të ishte pjesë e një projekti jashtë Shqipërisë, pikërisht në Turqi. Në një intervistë për revistën “Story”, Ervini ka pohuar lajmin, madje ka dhënë dhe disa detaje të reja.

- SPONSOR -Smiley face

“Jam kontaktuar nga një kompani prestigjoze filmi në Turqi për të qenë pjesë e një seriali televiziv që do të xhirohet shumë shpejt. Ky është një lajm i mirë për të bërë që karriera ime të këtë suksesin që i duhet. Sigurisht që gjithçka ia ka vlejtur me të gjitha projektet të vogla apo të mëdha qofshin ato. Jemi në kushtet që duhet të firmosim kontratën”, pohon ai.

- SPONSOR -Smiley face