Ylli i muzikës rock Dave Mustaine e ka konfirmuar publikisht se ka kancer në fyt. Lideri i një nga grupeve legjendar të rokut “Megadeth” tha se ishte diagnostikuar me kancer në fyt dhe se ka kaluar shumë pengesa në jetë dhe kjo është vetëm në prej tyre. Po ashtu për shkak të këtij fakti grupi Megadeth ka anuluar datat e koncerteve për t’u rikthyer përsëri me një album të ri që do jetë vazhdimi i albumit “Dystopia”.

“Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart- por unë kam kaluar plot pengesa.”, shkruajti Mustaine, “Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë.”-u shpreh Dave Mustaine që ka qënë pjesë e Metallica por pas përjashtimit nga grupi krijoi grupin e vet.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -