Dje u nda nga jeta legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant. Një aksident famëkeq i mori jetën atij, vajzës së tij 13 vjeçare dhe 2 miqve të tjerë të tij. Ngjarja i ka shokuar të gjithë pasi Kobe ishte një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe një inspirim për gjithë të rinjtë. Si një nga njerëzit më motivues, nuk kanë munguar as shprehjet motivuese të tij, ndiqni më poshtë:

“Gjëja më e rëndësishme është të mundohesh të jesh inspirim për të tjerët.”

“Pasi të keni shijuar dështimin, përkushtimi ndjek suksesin.”

“Momenti që dorëzohesh, është momenti që lejon dikë tjetër të fitoj.”

“Nuk kam ndonjë lidhje me dembelët. Ne nuk flasim gjuhën e njëjtë. Unë nuk ju kuptoj. Dhe nuk dua t’iu kuptoj.”

“Nëse frikësohesh se do të dështosh, atëherë do të dështosh.”

“Dhimbja nuk ju tregon se kur duhet të ndaloni. Dhimbja është ai zëri i vogël në kokën tënde, që mundohet t’iu ndalë, sepse e di që nëse vazhdoni ju do të ndryshoni.”

“Të gjithë kemi dyshime për veten. Mos kapitulloni në të. Përqafojeni atë.”

“Unë e krijoj rrugën time. Ti ose je në të, ose je jashtë saj.”

- SPONSOR -Smiley face