Burime për median “E News” bëjnë me dije se Kylie dhe Travis janë duke u përpjekur për t’u rikthyer sërish bashkë, pasi u ndanë disa javë më parë. Ndërsa burimi thotë se Kylie dhe Travis janë ende teknikisht “të ndarë”, ai shton se ata janë në “bisedime për t’u rikthyer së bashku”, sepse i mungojnë njëri-tjetrit. “Të dy e dinë se është e pashmangshme. Ata vetëm kanë nevojë për hapësirë për të zgjidhur disa nga çështjet e tyre. Ata duan ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë dhe të dy janë shprehur se i ka marrë malli dhe janë akoma të dashuruar me njëri-tjetrin”.

Travis dhe Kylie vazhdojnë të takojnë njëri-tjetrin falë vajzës së tyre Stormi, dhe të dy mohuan thashethemet se tradhtia ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Megjithatë dyshimet se do pajtohen vijojnë pasi pak pas ndarjes, Kylie u pa duke bërë një vizitë në studion e regjistrimit të ish-të dashurit të saj Tyga.

- SPONSOR -Smiley face