Teksa ishte i ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, aktori i famshëm Alec Baldwin ka befasuar publikun me gjestin e tij aspak të zakonshëm. Ndërkohë që po tregonte se kishte humbur peshë, ai iu drejtua spektatorëve:

“Dëshironi të shihni se sa shumë peshë kam humbur? Jeni gati? As pantallonat s’më bëjnë më”- tha aktori, duke lëshuar pantallonat e tij para të gjithëve. Publiku në sallë është habitur dhe ka nisur të qeshë me të madhe, ndërsa Fallon është ngritur për t’i mbuluar me skaletë të brendshmet e Baldwin.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face