Prej disa ditësh pallati mbretëror po zjen nga lajmet se Kate dhe Meghan nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet mes tyre edhe pse pati deklarata nga Kate që sqaroi se shkojnë mirë.

Duke u Ngarkuar...

Dhe sigurisht nga kjo situatë e tensionuar çdo ditë ato janë në lupën e gazetarëve për të parë se çfarë ndodh mes tyre. Së fundmi Kate dhe William kanë vizituar  RAF Akrotiri, një stacion i forcave ajrore britanike në ishullin e Qipros. Ajo që pikasëm të gjithë ishte veshja e Kate që ngjasonte me atë të Meghan të cilën e kishte veshur para disa kohësh në një vizitë.

Kate kishte veshur pantallona të gjera të zeza deri tek beli dhe një golf ngjyrë të bardhë ndërsa Meghan po të njëjtën veshje vetëm se me golf të zi. Dhe ne pyesim veten është një rastësi apo ka ndonjë mesazh të fshehur?!

 

- SPONSOR -