Sapo na vjen ftesa për në dasma direkt gjëja e parë që na shkon në mendje është çfarë do veshim dhe sa lekë do u hedhim. Me këtë të parën po merremi ne, të dytën ja u lëmë ju. Gjithmonë duhet ti përshtatemi  kodit të veshjes, ambinetit, natyrës së dasmës e gjithë të tjerave. Por janë disa fustane që ju shpëtojnë nga situata pasi janë të thjeshtë dhe përshtaten për çdo event, vetëm e rëndësishme është t’ju shkojë. Bloggerët  e modës shprehen se në shumicën e rasteve fustanet një ngjyrësh janë shpëtimtarët por dhe fustanet me lule apo vija janë një mundësi më shumë gjithmonë…

- SPONSOR -Smiley face