Valbona Selimllari njihet si ikonë e bukurisë femërore në vendin tonë. Duket sikur koha ka ndalur dhe Valbona ka të njëjtën freski dhe ëmbëlsi në fytyrë si në kohën kur u kurorëzua Miss Shqipëria.
Në foton që ka postuar është Valbona vite më parë, duket sikur foto është shkrepur sot me sytë që shkëlqejnë dhe buzëqeshjen karakteristike. Flokët e shkurtra si një copëz mode e të shkuarës janë i vetmi detaj që dallon se foto është e vjetër.


Valbona është angazhuar në bashkëpunime me disa departamente të bashkisë Tiranë dhe në disa patenta televizive.

- SPONSOR -Smiley face