Futbolli është një nga sportet më të dashur dhe popullorë në botë, një lojë që ngjall interes dhe kureshtje gjithmonë. Në Shqipëri, futbollistët shihen si idhuj dhe gjithmonë ndiqen plot interes. Disa vite më parë futbolli ka pasur legjenda që na bënin krenarë sa herë i shihnim në fushë dhe një nga ekipet legjendë është edhe ai i Partizanit.

- SPONSOR -Smiley face

Personazhi që zgjodhëm për të intervistuar sot ekskluzivisht për  mulliri.al  në rubrikën “Vip Gate” , është pikërisht një nga ato personazhet më modeste që mund të ekszistojë. Ai ka pasur një karrierë të gdhendur me flori përsa i përket futbollit dhe pjesëmarrjeve brenda dhe jashtë vendit, por kurrë nuk e ka shfaqur veten , apo të flasi për atë çka është. Ai ka qëndruar gjithmonë hermetik dhe i tërhequr përsa i përket botës mediatike. 

 “Meço Bar”

Ne të mulliri.al në  përpjekje të mëdha për ta bindur arritëm në destinacionin e një niveli tjetër. Kemi zgjedhur të intervistojmë një nga mbrojtësit më të mirë  të Partizanit në vitet e arta të ekipit.  Ai është Valter Meço ,një futbollist i kohërave të arta të Partizanit, një lojtar që luante plot pasion dhe një bishë që të përpinte në mbrojtje.

Edhe pse karrierën e la në moshën 26 vjeçare për t’ju përkushtuar familjes, Valter Meço la gjurmët e tij në ekipin kryeqytetas. Tani i është përkushtuar biznesit dhe familjes ,por fizikun e tij prej futbollisti nuk e humbi asnjëherë dhe është  një nga baballarët më “cool” të Instagramit. Ne ju ftojmë të shkojmë në një tjetër nivel me  intervistën e tij ekskluzive për Mulliri.al.

Dikur ish futbollist i Partizanit sot sipërmarrës i biznesit tuaj, ju ka marrë malli për profesionin?

Kur diçka e ke pasion është vështirë të përballesh me harresën, kështu që mund të them që mbetem  një nostalgjik besnik dhe profesioni im çdo ditë që kalon rritet gjithnjë e më shumë  brenda meje…

Çfarë ju bën më tepër nostalgjik përsa i përket kohës  së klubit  futbollit të “Partizanit?”

Nostalgji ndjej kur mendoj që në atë kohë ka qenë ëndërr të ishe pjesë e klubit të futbollit të skuadrës së parë ku kam luajtur edhe përfaqësuar, besoj që do mbetet gjithnjë nostalgji ajo kohë, pasi ëndrrat arriheshin me punë dhe jo me kompromise, prandaj edhe nostalgjia në këtë kohë që jetoj tani bëhet edhe më e fortë.

E mbani mend cila ka qenë ndeshja që ju ka lënë më tepër mbresa?

Ka pasur shumë ndeshje të bukura, por një nga  ndeshjet që e kam përjetuar bukur , ka qënë  ndeshja në vitin 1977-1978 , në stadiumin e Shkodrës me  trajner , Loro Boriçin .Ndeshja Vllaznia -Partizani, përfundoi me rezultatin 0-1 ku goli u shënua nga Muç Fagu. Ajo që më ka mbetur në mendje ishte që tifozët e Vllaznisë duartrokitën kundështarët për fotoren e merituar.  Atëherë kam deputuar për herë të parë në  moshën 20 vjeçare ku emocionet ishin të pa përshkrueshme.  Ajo ndeshje ka lënë gjurmë tek unë pasi si mbrojtës i skuadrës sime ,luajta kundër dy figurave të njohura të futbollit shkodran, Mehdin Zhega dhe Sabah Bizi. Mbi të gjitha nuk dua të lë pa përmendur edhe ndeshjet derby të kryeqytetit ; Partizani-Tirana dhe Partizani -Dinamo, ku stadiumi u mbushte plot 4 orë përpara se të fillonte ndeshja.

Kampion 1981/Valter Meço me Kristaq Ciko,Perlat Musta, Alqi Gjini, Muç Fagu, Sulejman Starova, Kristaq Eksarko dhe Arjan Ahmetaj

Çfarë moshe e keni nisur futbollin, ishte pasion i juaji apo ta kanë sugjeruar familjarët e tu?

Futbolli ka nisur si pasion i imi që në moshën 5 vjeçare. Qysh nga ajo moshë dhe deri në vitet kur mbarova ciklin e mesëm te Politeknikumi nuk e kam ndërpryer  futbollin . Në moshën 18 vjeçare kalova në ekipin e parë të Partizanit në vitet 19776 , ku përkrah meje ishin i madhi Perlat Musta, Artur Lekbollo , dhe Sami Karriqi nën drejtimin e trajnerit të  madh , Loro Boriçin.

Si ka qenë Loro Boriçi si trajner? Ju ka vlerësuar aq sa e meritonit?

Loro Boriçi ka qenë një njeri me zemër të madhe dhe tepër profesionist. Ai nuk bënte kompromise me talentin e dikujt, ajo ka ndodhur edhe me mua, ma ka vlerësuar gjithmonë talentin dhe punën time, kam qenë  gjithmonë i vlerësuar nga ai…   Ende përjetoj mirënjohje të madhe ndaj atij njeriu dhe kur ai u zëvendësua shumë gjëra ndryshuan… Loro Boriçi përveç si një trajner tepër profesionist ka qenë një baba i dytë për të gjithë futbollistët.

 

Ekipi Kombëtar Shpresa/1978-1979.

Mund të na citosh disa nga trofet që ekipi Partizani ka fituar në kohë tuaj?

Ekipi Partizanit ka fituar dy kampionate kombëtare dhe një kupë republike. Këto fitore janë marrë në vitet 1978-1982

 

Nga ndeshjet ndërkombëtare cila të ka mbetur në memorie?

Edhe ndeshjet ndërkombëtare kanë qenë të shumta por ato që do  të veçoja janë; Kombëtaren Shpresa -Greqi në Selanik, Kupa e Kampionëve Partizani -Çeltik në Gllazgou, Kupa e Kupave -Malmo në Suedi , Kupa Ballkanike Partizani -Rieka dhe Partizani -Janina.

 

Ekipi Padtizani/Kampion/1981

Deri në çfarë moshe ka vazhduar karriera juaj, a ju ka mbetur ndonjë peng? Çfarë do   kishe ndryshuar nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Ah, tani më preke  në tela, ah familja është gjithçka dhe nganjëherë fati nuk të pyet. Kam qenë shumë i ri , kam qenë vetëm 26 vjet kur stopova gjithçka. Në moshën 26 vjeçare u bekova me një vajzë në jetë, Riselda Sejdija. Që kur erdhi në jetë Risi ndërpreva gjithçka dhe ju dedikova tërësisht familjes. Më pas ju përkushtova tërësisht biznesit dhe çdo gjë filloj të sfumohej përsa i përkiste futbollit.

Por sot nëse kthehem pas në kohë do të ndryshoja gjithçka  për çfarë i përket karrierës, nuk do ta lejoja më veten ta lija karrierën  aq i ri edhe pse me familje. Por meqënëse kohën nuk e kthejmë dot pas ,ndihem i lumtur për Risin, sepse atë  e kam mësuar të fitoj arsimin ,karrierën , famën edhe familjen.

Valter Meço me Sinisha Mihajloviç /Dubai 2008

Përveç Partizanit , për kë bën tifo Valter Meço?

Unë i jam tifoz i çmendur i Interit dhe i Brazilit.

Sot jeni 62 vjeç dhe dukeni në super formë, a mund të na e tregoni formulën?

Sport, sport , sport (qesh)

2-Valter Meço me Trajnerin e Interit Roberto Mançini/Dubai 2008

Valter Meço me Dejan Stankoviç/Dubai 2008

Një mesazh për të rinjtë që duan të bëhen futbollist me famë ?

Regjim, disiplinë, korrektësi, shumë punë dhe sa më shumë respekt për të tjerët./mulliri.al/vip gate/

Valter Meço me Zlatan Ibrahimoviç/Dubai 2008

- SPONSOR -Smiley face