Homazhet publike për humbjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna janë mbajtur sot në “Staples Center” në Los Angeles. 20.000 bileta dolën në shitje dhe u blenë menjëherë nga fansat e kampionit të basketbollit, të cilët kanë nderuar sonte Bryant dhe vajzën e tij. Bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa, na i theu për herë të dytë zemrat me fjalimin që mbajti në hapjen e ceremonisë, me një mesazh të ndjerë që i drejtohej bashkëshortit dhe vajzës.

“Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshi të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”- tha ndër të tjera Vanessa me lot në sy. Ajo tregoi sa shumë i mungon partneri dhe e bija, si dhe planet që kishin për t’u plakur bashkë. Vajzat e saj s’do të mund të shoqërohen nga i ati në altar dhe Gianna s’mundi të bëhet kurrë nënë, megjithatë Vanessa po përpiqet të qëndrojë e fortë në mes të kësaj fatkeqësie kaq të madhe. Publiku u përlot nga fjalimi i saj i gjatë dhe zemra na u nda në mijëra copa!

- SPONSOR -Smiley face

Në ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja me famë botërore, Beyonce, e cila performoi disa prej baladave të saj më të ndjera.

- SPONSOR -Smiley face