Një vit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të talentuar, Ergi Dini, e ëma e tij i kushton këto vargje prekëse. Ajo shkruan se tashmë Ergi është njē yll në qiell. “U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell! U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te. U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur. Ajo dore,jeni ju,miq dhe dashamires. Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!”, shkruan ndër të tjeta Mimoza Dini.

- SPONSOR -Smiley face

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.

- SPONSOR -Smiley face