Aktorja 34-vjeçare  Scarlett Johansson ka  fituar 15,5 milionë më shumë se në vitin 2018, kryesisht në sajë të suksesit botëror të sagës “Avengers: Endgame”, që i ka vlejtur një çek prej rreth 35 millionë dollarësh.

- SPONSOR -Smiley face

Por, në krahasim Robert Downey Jr., që mishëron Iron Man përkrah saj në sagën Marvel, është paguar rreth 55 milionë dollarë për rolin e tij në të njëjtin film.

Sipas klasifikimit të “Forbes” aktorët meshkuj më të mirëpaguar, Robert Downey Jr. u rendit në vendin e tretë me 66 milionë dollarë në total pas Dwayne Johnson (89,4 milionë) dhe kolegut të tij Chris Hemsworth (76,4 milionë).

Në vendin e dytë për femra ndodhet Sofia Vergara, ylli i serialit televiziv “Modern Family”, me 44,1 milionë dollarë.

- SPONSOR -Smiley face