Emeli Sande, këngëtarja britanike me famë botërore, ngriti ne kembe mijëra qytetarë dje në mbrëmje me hitet e saj në sheshin “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi këngëtares  edhe “Çelësin e Qytetit”. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohje këngëtares së njohur dhe i dorëzoi simbolin e miqve të qytetit, duke vlerësuar vizitën në vendin tonë dhe muzikën e saj.

- SPONSOR -Smiley face

Kryebashkiaku tha se Emeli Sande është kthyer në frymëzim për shumë të rinj dhe të reja, për t’ia dalë mbanë e për të ecur përpara. “Ju e dini se dikur prindërit tanë mbanin kopje çelësash në shtëpi sepse prona private nuk lejohej dhe e vetmja gjë që njerëzit quanin pronë ishte shtëpia e tyre. Prandaj, duke bërë një kopje çelësash dhe duke ua dhënë ato miqve, ishte njësoj sikur prindërit thoshin: “Po japim gjithçka kemi”. Ndaj për ne, dhënia e çelësave të shtëpisë, është një moment shumë i rëndësishëm. Në emër të qyteti të Tiranës, unë ju jap “Çelësin e Qytetit”, si një kujtesë për t’u rikthyer sërish dhe gjithmonë do të gjeni një derë të hapur. E vlerësojmë shumë vizitën tuaj, e duam muzikën tuaj dhe mendoj që jeni një frymëzim për shumë të rinj të cilët thonë: Ajo ia doli, edhe unë mund t’ia dal”, tha Veliaj.

Emeli Sande vlerësoi ftesën për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e “Natës së Bardhë”, në një qytet të bukur si Tirana. “Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja”, tha ajo.

 

- SPONSOR -Smiley face