Asnjë nuk shfaqi fjalimin e Ivanka Trump në Tokio me temw “Fuqizimin e Gruas”. Pjesëmarrja ishte shumë e vogël, pavarësisht gjithë bujës që bëri hyrja e saj.

Trump shprehu pikëvështrimin e saj rreth ngacmimeve seksuale dhe fuqizimit të grave përballë një salle pothuajse bosh.

- SPONSOR -Smiley face

 

Një nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë e ka justifikuar me faktin se masat e sigurisë nuk kishin toleruar që çdo kush të futej të dëgjonte cfarë kishte për të thënë Ivanka Trump dhe se i kishin vonuar anëtarët e audiencës.

Megjithatë, The Guardian raporton se arriti në sallë 10 minuta para fillimit të eventit dhe se nuk kishte parë jashtë dyerve asnjë rradhë me njerëz në pritje për t’u futur në konferencë.

Për ato që nuk e kanë dëgjuar fjalimin e saj gjatë World Assembly for Women (WAW), Ivanka u fokusua të promovojë rolin e grave në ekonomi dhe u shpreh për ngacmimet seksuale në vendin e punës “janë të pa tolerueshme”, dhe se “shumë shpesh, kultura jonë në vendin e punës nuk i trajton gratë me respektin e duhur”.

Kjo deklaratë provokoj disa zemërime, duke risjellur në memorie mburrjen e babit të saj, Presidentit Donald Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale është rregjistruar ndërsa shprehej se “When you’re a star, they let you do it. Grab them by the pussy. You can do anything.”

Ivanka vazhdoj fjalimin e saj duke thënë se gratë nuk duhet të përcaktohen nëse ata punojnë brenda apo jashtë shtepisë, “te Dielave në mbrëmje, pas një fundjave të rrëmuajshme dhe të mrekullueshme me fëmijët e mi, unë jam shumë më e rraskapitur se sa të Premten në mbremjë, pas një jave të gjatë pune në zyrë”.

“Si një profesioniste me tre fëmijë të vegjël, dhe pavarësisht ndihmës që kisha në shtëpi, edhe unë kam përjetuar përpjekjet për të balancuar kërkesat konkurruese të punës dhe të familjes”.

- SPONSOR -Smiley face