“Keni kancer në gji.” Këto janë ndër fjalët më të frikshme që një femër mund të dëgjojë, dhe me të drejtë. Përveç kancerit të lëkurës, ai i gjirit është kanceri më i zakonshëm te femrat. Çdo vit, diagnostikohen rreth 230 000 femra me kancer të gjirit dhe 40 000 vdesin prej tij. Në vitin 2010, ekipi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që vlerëson rreziqet e kancerit, e ndryshoi zyrtarisht klasifikimin e alkoolit si një karcinogjen të padiskutueshëm të gjirit të femrave. POR VERA E BARDHË APO E KUQE?

Studimi i Universitetit të Harvardit për Shëndetin e Infermiereve, zbuloi se edhe më pak se një pije në ditë, mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Interesant ishte fakti se vetëm vera e kuqe nuk lidhej me rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Përse ndodh kjo? Një përbërës i verës së kuqe duket se frenon veprimtarinë e një enzime të quajtur sintaza e estrogjenit, të cilën qelizat kancerogjene e përdorin për të formuar estrogjenin, që është edhe ushqimi i tyre. Ky përbërës gjendet në lëkurën e rrushit të zi që përdoret për të bërë verën e kuqe. Kjo shpjegon përse vera e bardhë nuk e ka këtë efekt, duke qenë se prodhohet pa lëkurën e rrushit.

- SPONSOR -Smiley face

Studiuesit e mbyllën studimin duke thënë se vera e kuqe mund të përmirësojë rrezikun e lartë të prekjes nga kanceri i gjirit, që lidhet me konsumimin e alkoolit. Me fjalë të tjera, rrushi që përdoret për këtë verë, mund të ndihmojë në spastrimin e disa përbërësve të alkoolit që shkaktojnë kancer. Por ju mund të përfitoni njësoj pa rrezikuar me pijet alkoolike, thjesht duke pirë lëng rrushi, ose më mirë akoma, ta hani atë kokërr. E mira është që ta hani me fara, sepse ato janë më efektive në frenimin e veprimtarisë së sintazës së estrogjenit. Është gjë e mirë (dhe e shijshme) të dini se luleshtrydhet, shegët dhe kërpudhat e bardha mund të frenojnë rritjen e enzimës që nxit kancerin.

- SPONSOR -Smiley face