Angelina Jolie vijon ende të promovojë filmin e saj të fundit “Maleficent: Mistress Of Evil” në mbarë botën. 44-vjeçarja u shfaq të hënën në Hotel De La Ville në Romë krah një tjetër ylli të njohur të kinematografisë, 61-vjeçares Michelle Pfeiffer. Angelina ka lënë më njanë veshjet e saj në ngjyra të errëta për diçka pak më të ndritshme dhe kishte zgjedhur të vishte një kanatjere të gjata me pala firzamonike ngjyrë lejla. Ylli i ekranit e kishte kombinuar kanatjeren e saj Givenchy (marrë nga sfilata e Givenchy SS2019 Couture) me pantallona të zeza dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

- SPONSOR -Smiley face