Sa herë nëpër media kemi degjuar të përdoret fjala ‘vintage’, por pa e ditur saktësisht se çdo të thotë ajo.

Në thelb vintage përcakton objekte, veshje apo aksesorë të cilat janë krijuar të paktën 20 vjet më parë, me materiale të cilësisë më të mirë, dhe të cilat kanë ndikuar aq shumë modën dhe kulturën sa që mbas shumë vitesh konsiderohen akoma pjesë të çmuara dhe të papërsëritshme.

Shalle Vintage Hermes
- SPONSOR -Smiley face

Veshjet vintage janë ato të cilat kanë lënë shenjë në historinë e modës për veçantinë dhe cilësinë e tyre.

Xhakete Coco Chanel 1954

 

  • Xhaketa Chanel prej vitesh një simbol femëror e krijuar në vitin 1954 kur madame Chanel ishte 71 vjec duke bërë kështu një revolucion në modën e asaj kohe.
  • Çanta Gucci Jacki’O E krijuar për herë të parë në vitet ’50, modelli u shndërrua në aksesorin e preferuar të Jacqueline Kennedy Onassis (nga e cila merr edhe emrin) e fotografuar shumë herë, gjatë viteve ’60, me versione të ndryshme të kësaj çante.
  • Shallet e Hermes një simbol i butësisë dhe bukurisë së përjetshme, çdo vit Hermes krijon një koleksion të shallave të tij të dashura. Copat vintage janë shumë të rralla dhe nëse mund ta gjeni një, përdorni me kujdes.
  • Syzet Yves Saint Laurent në formë maceje dhe te skeletit ne acetat kanë bërë histori.
  • Bizhuteritë Yves Saint Laurent për ato që nuk e dine Monsieur Saint Laurent prodhonte bizhuteri në dyqanet artizanale pariziene për të mbajtur një stil unik dhe të paimitueshëm.
  • Xhaketa Moschino e cila ka revolucionuar mënyrën se si bëhet moda me krijimtarinë plot fantazi.
- SPONSOR -Smiley face