Pas një karriere të gjatë në fushën e modës, Victoria Beckham shumë shpejt do të lançojë një linjë bukurie. Por kujdesi që ajo tregon për lëkurën fillon që nga ushqimet që konsumon dhe jo vetëm nga produktet që përdor. Në një intervistë për The Telegraph, ajo ka treguar një prej sekreteve të saj të bukurisë. Sipas saj, çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim është konsumimi i sasisë së duhur të yndyrnave (atyre të shëndetshme, sigurisht).

Për këtë arsye ajo ha 3-4 avokado në ditë. Avokadot janë një burim i madh i yndyrnave të pangopura dhe të vitaminës E. Konsumimi i mjaftueshëm i këtyre yndyrnave e mban lëkurën të hidratuar dhe elastike. Vitamina E vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ, i cili lidhet me moshën (plakjen). Kështu që, nëse dëshironi një lëkurë si të Victoria-s, bëni mirë t’i shtoni avokadot në menunë tuaj ditore.

- SPONSOR -Smiley face