Sulmohet dhe grabitet “Zjarr Tv”, televizioni i njohur për përdorimin e satirës në trajtimin e çështjeve të aktualitetit dhe një linjë editoriale opozitare. Lajmi është bërë i ditur nga Ismet Drishti, që drejton prej kohësh këtë television, ndërsa kamerat e godinës kanë fiksuar momentet e sulmit dhe grabitjes. Grabitësit janë shfaqur para godinës në errësirë, dy persona të maskuar fiksohen nga kamerat e sigurisë në ambientet e jashtme të Zjarr TV, njëri thyen xhamat dhe bën me shenjë që tjetri t’i afrohet. Lëvizjet janë të shpejta, grabitësi i dytë ka në dorë një çantë, shkruan balkanweb. Me shpejtësi ata hyjnë në ambientet e brendshme të televizionit, “fikësohen edhe nga kamerat e brendshme, vjedhin kamera e pajisje elektronike dhe shkelmojnë e thyejnë çdo gjë që iu del përpara. Bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa për rastin ka reaguar edhe kryeopozitari Lulzim Basha.

- SPONSOR -Smiley face

Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend. Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”, Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias”, shprehet kryeopozitari.

- SPONSOR -Smiley face