Një publik i përzgjedhur po ndiqte një koncert që celebronte 70 vjetorin e Republikës Popullore Kineze në Milano, por u bënë dëshmitarë të një situate aspak të zakonshme. Drejtori i orkestrës, Muhai Tang po drejtonte Filarmonikën e Scalës, një nga më prestigjiozet në Europë, kur i ranë pantallonat në skenë, duke e detyruar të ndalonte disa sekonda dhe të shtrëngonte rripin. Incidenti i 70 vjeçarit nuk pengoi vazhdimin e koncertit “China Nights”, madje u duk se shtoi energjinë edhe tek vetë instrumentistët. Kujtojmë se Tang është një emër i njohur në muzikën klasike. Ish-nxënësi i mitit Von Karajan ka fituar edhe një Grammy Award për kompozimin klasik më të mirë në vitin 2002. Ndiqeni momentin e sikletshëm më poshtë:

- SPONSOR -Smiley face