Janë të shumtë personat e famshëm që kanë nënshkruar ditën e sotme peticionin për ligjin për mbrojtjen e kafshëve. Rozana Radi, Beatriks dhe Alban Ramosaj, Land i “West Side Family”, Armina Mevlani, Suela Kalaja, Roza Lati etj.

- SPONSOR -Smiley face

VIP-at janë shprehur se kultura e një Kombi duket nga mënyra se si i trajton kafshët.

Rasti i videos, ku dhunohej barbarish një kafshë mori përmasa mediatike dhe ditën e sotme është firmosur nga qytetarë të shumtë, peticioni për lidhin e kafshëve. Në Shqipëri nuk ka asnjë dënim për ata që keqtrajtojnë, dhunojnë dhe vrasin kafshë të pambrojtura thjeshtë për kënaqësi apo hobi. Ky fenomen po ndodh çdo ditë, kudo. Por shqiptarët mendojnë se ka ardhur koha të vendoset një ligj ku të dënohen të gjithë keqbërësit që shkelin mbi jetët e kafshëve.

- SPONSOR -Smiley face