Aleksandër Ndoka, 48-vjeç, vëllai i ish deputetit të PS-së Arben Ndoka, është gjetur i vrarë mëngjesin e kësaj të shtune, në mjetin e tij “Mitsubishi”, pranë banesëssë tij në Lezhë.

- SPONSOR -Smiley face

Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku rreth orës 4:00 të mengjesit. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 14 gëzhoja kallashnikovi. Nga dëshmitë e para të marra nga policia familjarët kanë deklaruar se “menduam se ishin fizhekzjarrë”

Aleksandër Ndoka ishte këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës që nga viti 2015 si përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”, dhe vetëm dy muaj më parë ishte emëruar në postin e drejtorit të IKMT-së në Shkodër. Përveç angazhimit të tij si këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, 48-vjeçari kishte në pronësi një lokal pranë banesës së tij, si dhe një biznes duralumini.

Ndoka është baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve, vajzën më të madhe e kishte të martuar, ndërsa më të voglën 8 vjeç.

Deri më tani ai rezulton një person pa precedentë penalë, por gjithashtu u bë me dije se djali i tij, Samuel Ndoka u arrestua nga policia në fund të muajit tetor, i akuzuar për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Policia ende nuk ka detaje rreth autorëve, dyshohet se mund të kenë qenë 2 ose më shumë, ndërkohë që grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

 

- SPONSOR -Smiley face