Vritet ish-presidenti i Jemenit, zbulohen autorët
Lajmet e fundit bëjnë të ditur se ish-Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, është vrarë nga luftëtarët Houthi ndërsa po fluturonte drejt Ma’aribit, njofton një agjenci iraniane e lajmeve.

Ky lajm, tashmë është shpërndarë gjithandej. Saleh ishte presidenti i parë i Jemenit, dhe shërbeu për 22 vite në këtë detyrë – prej vitit 1990 e deri në vitin 2012.

- SPONSOR -Smiley face

Më parë, ai kishte qenë edhe President i Jemenit të Veriut për dymbëdhjetë vite.

Fotot dhe videot e qarkulluara në internet treguan trupin e një njeriu që i ngjante z. Saleh me një plagë të rëndë në kokë.

Deri javën e kaluar, përkrahësit e Saleh kishin luftuar përkrah Houthit në një luftë kundër presidentit aktual të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi.

Por tensionet e gjata politike dhe një mosmarrëveshje rreth kontrollit të xhamisë kryesore në kryeqytetin e kontrolluar nga rebelët, Sanaa, shkaktuan përleshjet e ashpra që kanë lënë më shumë se 125 njerëz të vdekur dhe 238 të plagosur që nga mbrëmja e së mërkurës./360grade.al

- SPONSOR -Smiley face