Anemia sjell uljen e përqendrimit të oksigjenit në gjak dhe në inde, duke lehtësuar zhvillimin e infeksioneve të ndryshme. Specialistët e Shëndetit Publik tregojnë se shtimi i rasteve të anemisë së fundmi ka lidhje me problemet në ushqim. Një faktor kryesor është mosmarrja prej organizmit e lëndeve të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të hekurit. Gjendja anemike përcaktohet saktë vetëm nga analiza laboratorike e gjakut, që tregon numrin e rruazave të kuqe. Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet patur duhet kufizuar aktiviteti fizik. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati ose trajtim mjekësor.

Ja ushqimet që duhet të përdorni

Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina, minerale dhe sidomos me proteina. Anemikët duhet të konsumojnë vezë, peshk, qumësht, gjalp të freskët, lakra të freskëta, spinaq, karota, brokoli, panxhar dhe shumë fruta.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face