Rihanna di më së miri se si të sjellë risi dhe gjëra të veçanta. Këngëtarja e njohur njoftoi sot në rrjetet sociale se autobiografia e saj vizuale është gati. Bukuroshja ka përgatitur një album fotografik të quajtur “Rihanna” dhe albumi përmbledh gjithë momentet më të veçanta të jetës së saj. Albumi me 504 faqe përmbledh më shumë se 1000 foto të Rihanna-s të shkrepura ndër vite, si nga karriera ashtu dhe jeta intime. “Prej 5 vitesh që përgatitemi për këtë…Më në fund e lumtur që ndaj me ju këtë koleksion kujtimesh të mrekullueshme. Faleminderit fotografëve që punuan me mua dhe kontribuan që unë të publikoj këtë copëz arti për herë të parë në një industri të re.”– shkruan Rihanna në videon e postuar.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face