Tashmë, që prej ardhjes në deryrë të kryebashkiakut Erion Veliaj, policia bashkiake është bërë tepër serioze dhe për makinat që parkojnë vend e pa vend. Madje është krijuar edhe aplikacioni që mund ta paguash parkimin nëpërmjet telefonit. Por kjo metode duket se nuk është shumë efektive dhe këtë gjë e dëshmon ndodhia e aktores Olta Gixhari. Ajo ka kryer pagesën e parkimit për një orë dhe në kohën kur është kthyer tek makina ajo kishte marrë një gjobë për mospagim të parkimit. Gixhari e ka “denoncuar këtë ngjarje nëpërmjet një postimi në facebook.

- SPONSOR -Smiley face