Bëhet fjalë për anëtarin e jurisë së programit “X Factor” Simon Cowell, i cili ka përsuar një aksident në shtëpinë e tij dhe është dërguar me urgjencë në spital.

- SPONSOR -Smiley face

Sipas burimeve, ai është rrëzuar nga shkallët, pasi ishte duke marrë një gotë me qumësht. Ngjarja ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit dhe menjëherë ka mbërritur në vendngjarje ambulanca, e cila e ka transportuar për në spital 58-vjeçarin.

Momentalisht ai është nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk dihet nëse Cowell ka qenë i vetëm në momentin e rrëzimit.

- SPONSOR -Smiley face