Në vitet e fundit, kuptimi jonë për seksualitetin është zgjeruar dhe nuk është më thjesht ‘heteroseksual’ dhe LGBT. Shkrimtarja e Washington Post Meryl Williams ka shkruar rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh demiseksual dhe se si ajo e ka zbuluar seksualitetin e vet.

“Disa vjet më parë, u ndjeva fajtore, pasi kisha frikë nga njerëzit që takoja. Nuk doja t’u shpjegoja pse nuk jam e gatshme për një marrëdhënie intime … Unë vendos intelektin dhe sensin e humorit përpara se sa tërheqës duket dikush. Nëse burri nuk thotë asgjë fyese dhe arrin të më bëjë të qesh në takimin e parë, me siguri se do të dal përsëri me të. Sidoqoftë, jam e vetëdijshme që cilësitë pozitive të një personi nuk do të thotë se do të ketë tërheqje fizike. Thjesht, duhet të jesh i durueshëm dhe të shohësh se çfarë ndodh”shkruan Williams.

- SPONSOR -Smiley face

Sipas web-site Demisexuality.org – ‘fortesë’ e mbushur me artikuj, libra dhe forume për demiseksualët – partnerët e tyre, shokët dhe familjet: “Demiseksualiteti është gjendje ku një person ndjen joshje seksuale vetëm pasi të ketë formuar lidhje emocionale.” Me fjalë të tjera, demiseksualët nuk ndjejnë joshje seksuale ndaj një personi tjetër pa formuar fillimisht një lidhje të fortë emocionale.

- SPONSOR -Smiley face