SHIGJETARI

Në ditën e sotme do të ndjeni pak lodhje, edhe pse në sektorë të ndryshëm të jetës do të gëzoni. Marsi dhe Venusi qëndrojnë në të njëjtën kohë në shenjën e Virgjëreshës dhe mund t’ju shtyjnë të lërni mbas dore raportet personale, sidomos raportet familjare dhe miqësore. Jupiteri në shenjën emotive të Peshores në një aspekt shumë të favorshëm për Shigjetarin, ju bën të kujdeseni për dikë i cili nuk e shpreh hapur që ka nevojë për ndihmë.

- SPONSOR -Smiley face

Për sa i përket formës fizike, mund të ndjeni një nervozisëm të vogël për shkak të aktivitetit të furishëm që po kryeni në çdo fushë. Nuk do të ishte keq të gjenit një moment për të bërë pushim absolut dhe për t’u rikarikuar me energji.

Dashuria: Me Saturnin vazhdimisht në anën tuaj, partnerit do t’i jepni përshtypjen se entuziasmi juaj po shuhet. Por nuk është kështu: ju e entuziasmin e dozoni vetë me ekuilibër dhe e shfaqni vetëm kur e shikoni të arsyeshme.

Puna/Paraja: Sot do të hasni në disa probleme komunikimi me kolegët dhe bashkëpunëtorët, por është diçka kalimtare. Bëni kujdes: Marsi dhe Venusi kundërshtarë nuk ju favorizojnë kontakte të qarta. Mendoni më përpara se të veproni dhe shtyni vendimet më të rëndësishme për të Hënën.

Shendeti: Do të jëtë i mirë, por me disa momente stresuese, për shkak të disa të papriturave që do të vonojnë planet e juaja. Për të shkarkuar mbingarkesën mendore, kujdesuni vazhdimisht për trupin tuaj dhe angazhohuni në sporte të ndryshme apo në palestër.

 

- SPONSOR -Smiley face