Panairi i librit 2017 sjell nje tjeter titull te ri; “Zemra vërtitëse”, roman i shkrimtarit irlandez Donal Ryan, përkthyer nga Sokol Çunga.  “I furishëm, mallëngjyes, me një humor të zi që të bie si grusht stomakut” – e ka cilësuar New York Times!

- SPONSOR -Smiley face

Krizat ekonomike e shpirtërore dhe pasojat e tyre janë njësoj kudo, pavarësisht vendit dhe kohës në të cilën shfaqen. Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti. Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ky kor arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e  një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil unik, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës.

“Zemra vërtitëse” ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award, (2013) çmimin “Libri i Vitit” në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Award dhe në Man Booker Prize (2013). Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

- SPONSOR -Smiley face