Zënka e tyre dhe prapaskenat nuk kanë fund. Gjatë momentit që Nicki Minaj dhe Cardi B tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botes me zënkën e tyre prapaskene,Aguilera ishte duke performuar. U tha se kjo e fundit ishte mërzitur por nuk qënka kështu !
Në një intervistë të sajën në “Jimmy Kimmel Live” tha se ngjarja e shëmtuar nuk e ka mërzitur aspak,madje nuk e kishte marrë vesh deri vonë.


“Ika nga skena dhe shkova në dhomën e hotelit për t’u ndërruar, ishte grimierja ime e cila më tha se do të isha e interesuar të mësoja diçka që kishte ndodhur gjatë kohës që unë isha duke performuar në skenë”, tregon Aguilera./mulliri.al

- SPONSOR -