Los Angelos do të humbasi palmat e saj legjendare, që gjatë viteve janë bërë simbol i Kalifornisë, si për Beverly Hills si për Venice beach. Por tani palmat po vdesin dhe Los Angelos nuk do që ti zëvendësoj ato.

Palmat po vuajnë ndryshimin klimatik i cili është bërë vdekjeprurës për to. Dy janë arsyet përse janë sëmurë. Faktori parë që ka dëmtuar pemët e këtij qyteti është një buburrec nga Amerika e Jugut. Pikërisht ndryshimi klimës i ka shtyrë të fluturojnë drejt veriut, aty ku temperaturat janë bërë më të ngrohta. Arsyeja e dytë, e cila sërisht është e lidhur me ngrohjen globale, është një këpurdhë e quajtur Fusarium, e cila vret këto pemë.

- SPONSOR -Smiley face

 

 

Tani nëpër rrugët e Los Angelos gjinden shumë palma të sëmura ose të vdekura dhe Bashkia e zonës nuk ka ndërmend ti zëvendësojë me të tjera.

Edhe njëherë kjo ndodh për shkak të ngrohjes globale. Ndryshimet e klimës i kanë bërë karakteristikat e palmave të pa përshtatëshme, sepse janë pemë që kërkojnë shumë ujë, nuk bëjnë shumë hije dhe nuk i rezistojnë përmbytjeve. Ndërkohë që do të zhduken avash avash, do të zëvëndësohen nga pemë të cilat nuk kërkojnë shumë ujë, që bëjnë më shumë hije duke e bërë ambientin më të freskët dhe të cilat pengojnë  përmbytjet. 

Të parët që kanë mbjellur palmat për të zbukuruar qytetin kanë qenë disa misionarë franceskanë në shekullin e XVIII, dhe idea u përhap menjeherë. Në fakt vetëm një lloj palme është me origjinë nga Kalifornia, Washingtonia filifera.

Nga një kërkim ka rezultuar se në rrugët e Los Angelos numëroheshin 75.000 palma. Por shumë shpejtë ato do të jenë vetëm një kujtim.

- SPONSOR -Smiley face