Pikturat e kryeministrit Edi Rama janë pjesë e edicionit të 57- të të Bienales së Venecias, që është hapur në maj të këtij viti dhe mbyllet në 26 nëntor.

Kreu i qeverisë merr pjesë në këtë Bienale me koleksionin e vet të vizatimeve “të zyrës”.

- SPONSOR -Smiley face

Publiku është njohur me pikturat e kryeministrit gjatë “Komunikimit Javor” të cilin kryeministri e zhvillon në zyrë dhe e transmeton LIVE në llogarinë e tij Facebook.

Rama e prezantoi zyrën e tij si njëlloj atelieje, ku ai vizaton, jo vetëm kur arrin t’i “vjedhë”
kohës pak minuta të lira, por edhe gjatë mbledhjeve apo takimeve me njerëz të ndryshëm.

Siç mund ta shohim edhe nga fotot e mësipërme pikturat kanë ngjallur mjaft interes për publikun që është mbledhur nga të gjitha anët e botës.

 

- SPONSOR -Smiley face